Këto kohë është bërë e modës të thuhet se “në 1 vit (apo 2 vjet) është bërë më shumë sesa në 30 vjet”, dhe kjo është parulla e kryeministrit tonë të nderuar. Nëse nga Federata Shqiptare e Futbollit lëshohen “ultimatume” si dikur ato të Kinës për Tajvanin (jo, si sot që e kanë seriozisht) që “ose na ndërtonin 100 fusha dhe na jepni ligjin e sponsorizimit, ndryshe ka bojkot”, qeveria dhe KOKSH-i po luajnë “simfoninë” e tyre. “Për sportin jepen 2.3 miliardë lekë si kurrë më parë”, – thonë ata, ndërsa u miratua që në maj fondi shtesë prej 1.6 miliardësh (të vjetër).
Gjithsesi, sipas Prof. Dr. Artan Shytit, kjo është gënjeshtër. “Duhet të kemi një kujtesë historike për të bërë krahasimin, – thotë Shyti, – kur kam qenë unë në Ministrinë që mbulonte sportin kemi dhënë mbi 3 miliardë lekë për një vit. Nëse do të bëjmë indeksimin sipas çmimeve, i bie që me lekët e sotme janë 6 miliardë”. Ja pra që, siç thotë shprehja “për budallenjtë ka bërë Zoti edhe të mençur”, ose më pak “ofensive”, ka bërë edhe të ditur. Matematika është e thjeshtë 6-ta dhe 3-shi janë numra më të mëdha sesa 2.3-shi!
Sfidanti.al