Ten Hagu kthen kohën e Fergusonit, lojtarët në 9 të mëngjesit në stërvitje!

Kanë kaluar 9 vjet dhe duket se ishte harruar. Në “Old Traford” dhe në kompleksin sportiv në “Kerrington” ndoshta edhe po, por këtë gjë nuk e ka harruar trajneri i ri i Mançester Junajtidit, Erik Ten Hag. i ardhur nga Ajaksi, holandezi ka urdhëruar që futbollistët të paraqiten në stërvitje në orën 09:00 në mëngjes, diçka që e kishte zakon ta bënte Sër Aleks Fergusoni. Nuk dihet sesa ky regjim ditor ndihmoi që Fergi të arrinte suksese të jashtëzakonshme me “djajtë e kuq”. Në stërvitjen e parë ishin të pranishëm vetëm 15 lojtarë, mes të cilëve edhe portieri De Gea. Kristiano Ronaldo do të bashkohet me ekipin disa ditë më vonë.

Sfidanti.al