Mundësi është çeçen me kombësi dhe ka qenë me nënshtetësi ruse, ashtu si patriotët e tij. Prej disa kohësh Zelimhan Abakarov përfaqëson Shqipërisë dhe pasi shkëlqeu në kampionatin europian këtë po e bën edhe në Lojrat Mesdhetare. Mundësi u shpall kampion në peshën deri 65 kg në stilin e lirë, duke dominuar finalen ndaj egjiptianit Jahja Hafez madje me shifrat 11-0. Në mundje ne kemi dy çeçenë që na përfaqësojnë, ndërsa në gjimnastikë kemi rusin Matvej Petrov, që gjithashtu pretendon për medalje e ka dalë kampion i Europës për ne. Me “medalje importi” jemi mirë, ndërsa shpresojmë që edhe “prodhimi vendas” si Gega, Qerimaj, Beqiri apo Calja gjithashtu të ngjiten në podium.
Sfidanti.al