Ishte kryefjalë e fazës së transferimeve në NBA, por kjo histori duket se ka përfunduar. Kajri Irving do të vazhdojë të jetë lojtar i Bruklin Netsave, pra nuk do të largohet nga Nju Jorku për në ndonjë skuadër tjetër të basketbollit amerikan. Nuk dihet se çfarë e bëri Irvingun që të ndryshonte mendje, ndërsa pak ditë më parë flitej se Lejkërsat ishin në krye të listës së dëshirave të tij që përfshinte edhe Klipersat, Dallasin, Filadelfian, Nju Jorkun apo Majemin. Netsat do t’i japin yllit të tyre 37 milionë euro për vitin e mbetur në kontratë, ndërsa në 2023 do të ketë bisedime për më tej.
Sfidanti.al