Gjatë dy sezoneve të ardhshëm, Barcelona nuk do të mund të blejë dot lojtarë nga Liverpuli. Kjo është klazuola që është përfshirë në marrëveshjen që kanë bërë të dy klubet me rastin e transferimit, janarin e këtij viti, të Kutinjos nga “Enfildi” në “Kamp Nou” dhe që parashikon se klubi katalonjas nuk mund të blejë lojtarë nga Livepuli gjatë tre sezoneve, ndërkohë që një sezon ka kaluar tanimë.
Sikurse dihet, Kutinjo donte me çdo kusht që të largohej nga Liverpuli për te Barcelona dhe në fund ai arriti që të shpërngulej në “Kamp Nou”, megjithëse vetë klubi ishte kundër. Sidoqoftë, në fund Liverpuli pranoi ta shesë, por me kusht që njerëzit e Barcelonës të mos t’i afrohen derës “Enfildit” gjatë tre sezoneve, duke filluar nga janari 2018! Kështu që Liverpuli mund “ta bëjë gjumin të qetë” gjatë dy sezoneve të ardhshme, ndërkohë që objektiv i klubit katalonjas është bërë një tjetër i “kuq”, konkretisht Roberto Firminjo.
Sfidanti.al