Shifrat flasin vetë: gjermanët kanë thyer të gjithë rekordet negativë!

Përfaqësuesja e Gjermanisë kurrë më parë nuk ëshë dukur më e dobët sesa tani. Të zgjedhurit e Joakim Levit treguan një formë të dëshpëruar në Botërorin e fundit të Rusisë, ku nuk kaluan dot as fazën e grupeve, kurse tani, duke i keqësuar edhe më shumë gjërat, dolën të fundit në grup në Ligën e Kombeve dhe ranë nga Divizoni A i saj në atë B! Se sa poshtë ka rënë përfaqësuesja gjermane, e tregojnë shifrat e mëposhtme:
Në ndeshjet që ata në zhvilluar gjatë vitit 2018, përfaqësuesja gjermane ka arritur vetëm 31 për qind fitore që është treguesi më i dobët që nga viti i largët 1964. Ata kanë arritur të marrin mesatarisht 1,5 pikë për ndeshje që gjihashtu është një tregues i dobët ose negativ dhe krahasohet përsëri vetëm me vitin 1964.
A e dini se sa e ka golavarazhin përfaqësuesja gjermane në ndeshjet që ajo ka zhvilluar gjatë këtij viti? Minus 3! Kjo nuk ka ndodhur që nga viti 1956 dhe gjermanët kanë arritur të shënojnë vetëm 1,08 gol për ndeshje, një tregues që për herë të fundit është arritur në vitin 1950!
Gjermanëve u ka ndodhur edhe një e keqe tjetër e madhe që nuk u kishte ndodhur kurrë më parë atyre – gjashtë humbje brenda një viti kalendarik!
Sfidanti.al