Barcelonës nuk mund t’i caktohej gjyqtar më i keq në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit me Atletikon e Madridit që do të luhet këtë të shtunë në “Vanda Metropolitano” të Madridit.
Komisioni i gjyqtarëve ka caktuar që ta gjykojë këtë ndeshje Hesus Hil Mansanon, një nga arbitrat më kontravers në kampionatin spanjoll gjatë këtyre viteve të fundit. Ky gjyqtar ishte në qendër të vëmendjes edhe në duelin mes ekipeve të lartpërmendur sezonin e kaluar në “Kamp Nou”, kur “Barça” fitoi 1-0 me gol të Mesit, por katalonjasit nuk kanë aspak kujtime të bukura nga ajo ndeshje.
Katalonjasit kanë kujtime të këqia nga ky gjyqtar gjatë këtij sezoni, kur ai gjykoi ndeshjen e Barcelonës kundër Zhironës dhe kur ai i nxori karton të kuq Lengles për një goditje pa dashje të tij të kundërshtarit. Dhe kështu ajo ndeshje përfundoi 2-2, duke shënuar fillimin e serisë së keqe të rezultateve në ndeshjet e mëvonshme të Barcelonës.
Mbas ndeshjes në fjalë, Mansano donte t’i jepte dorën Mesit që ta përshëndeste, por futbollisti argjentinas refuzoi dhe iku.
Sfidanti.al