“Maratonisti” Hysaj kërkon biletën direkt për në Champions!

Nëse bëhen llogaritë, del që ka luajtur shumë minuta. Sidomos në fazën e dytë ka qenë i padiskutueshëm Elseid Hysajt, tashmë titullar i palëvizshëm i trajnerit Mauricio Sarri. Një kënaqësi, por edhe një ngarkesë shumë e madhe për mbrojtësin e kombëtares që luan në ekipin më sulmues të Serisë A, por që për fat të keq nuk ka stolin e Juventusit. Hysaj ishte në fushë edhe në përballjen që nisi vështirë, por përfundoi lehtë ndaj Udinezes në “San Paolo”.

Përfundoi 3-0 për të zotët e shtëpisë, me rrjetat e zakonshme të shënuara nga Mertens, Alan e Kajehon, ku në festë mungoi vetëm Hamshik. Përtek rezistencës së Udinezes dhe rasteve që krijuan miqtë, fitorja ishte e Napolit, që po i afrohet gjithnjë e më shumë Romë që mban vendin e dytë. Vetëm 2 pikë është diferenca, kur deri në fund të Serisë A ka ende shumë ndeshje. Nëse ia del të realizojë “rokadën”, Hysaj me shokë do të siguronin kualifikimin drejtpërdrejt në Champions.

Sfidanti.al