Olivia Roçio do që të bëhet si Maradona, por pa sukses

E dashura e Diego Maradonës legjendar, Olivia Roçio, këtë javë, beri debutimin e saj në fushën e futbollit, por, sipas atyre që e panë atë në fushë, ajo nuk la asnjë përshtypje. Olivia luan në kampionatin e futbollit për femra në Argjentinë dhe, ashtu si edhe partneri i saj, ajo ka vendosur që të mbajë një bluzë me numrin 10 në kurrizin e saj.

Por, për fatin e saj të keq, cilësitë e saj futbollistike janë shumë, shumë larg atyre të Maradonës së lavdishëm. Olivia mori kritika të forta edhe nga media, por ajo nuk dekurajohet: “Kjo ishte ndeshja e parë e imja. Unë kam mjaft kohë e hapësirë para meje dhe nuk kam ndërmend që të heq dorë nga futbolli”, tha Olivia, në prononcimin e saj në median argjetinase, duke vënë në dukje se “çdo njeri jeton ëndrrën e vet, pavarësisht se çfarë thonë të tjerët”.

sfidanti.al