Mane-Musiala-Myler-Gnabri tani quhen “Katërshja e Paparashikueshme”!

Këtë vlerësim e bën vetë faqja zyrtare e Bundesligës, në një analizë për skuadrën bavareze dhe futbollistët e saj. Sipas autorit, përveç forcës në portë, mbrojtje dhe mesfushë, Bajerni ka një cilësi tepër të lartë në fazën sulmuese. Kjo vjen për shkak të katër lojtarëve që përbëjnë ofensivën bavareze. Këta janë Sadio Mane, Xhamal Musiala, Tomas Myler dhe Serg Gnabri, edhe pse ky i fundit është i dëmtuar dhe pritet të zëvendësohet nga Kingsli Koman. Bajerni ka shënuar 13 gola në 3 fitore, duke ndryshuar stilin e lojës së kohës së Levandovskit. Për këtë arsye, ky repart cilësohet si “katërshja e paparashikueshme”.

Sfidanti.al