Boksieri britanik nuk do të ketë mbështetjen e publikut, siç e pati në stadiumin “Totenhem” të Londrës, ku gjithsesi humbi. Entoni Xhoshua vërtet ka qenë dy herë kampion i botës, por nuk ka bindur deri tani për ta krahasuar me Tajson Fjurin apo edhe me vetë Oleksandër Usikun, rivalin e tij të sotëm në Arabinë Saudite. Ekspertët anglezë të boksit sugjerojnë për tabloidet londineze se Xhoshua duhet të luftojë fort dhe t’ia dalë në 7 raunde ndaj ukrainasit që sot është kampion i botës në fuqi në 3 versione. Kjo sepse boksieri anglez cilësohet jo me rezistencën e duhur fizike për të luftuar në mënyrë konstante për 12 raunde. “Nëse nuk ia del për 7 raunde, – shkruajnë mediat, – Xhoshua do ta gjejë veten të lodhur përballë një patrioti ukrainas që dëshiron t’i dërgojë një mesazh Vladimir Putinit”.
Sfidanti.al