Do të kishte në radhët e veta qendërmbrojtësin titullar të Anglisë, ndonëse këto kohë nuk i ka pasur punët mirë. Harri Megajer u mor me bujë të madhe nga Mançester Junajtidi, që nga Leisteri, duke vendosur edhe rekordin botëror të transferimeve për një mbrojtës. Gjithsesi, Megajeri luajti dobët vjet dhe është nën presion të madh nga tifozët e vetë “djajve të kuq”. Çelsi kërkon të përfitojë duke qenë i bindur se mbrojtësi do të kthehet ai që ishte. Propozimi është një transferim ku mund të përfshihet sulmuesi amerikan, Pulishiç. Shpenzimet e pronarit miliarder, Tod Boehli, kanë arritur në 225 milionë euro (191 milionë paundë stërlina), por duket se nuk do të ndalen.
Sfidanti.al