Kasemiro nuk është De Jongu, por Man. Junajtidit i paska kushtuar 82 milionë euro!

Jo më pak sesa mesfushori holandez, por pak a shumë njësoj. Trajneri i “djajve të kuq”, Erik Ten Hag, kërkoi me ngulm Frenki De Jongun, por nuk e arriti dot, dhe klubi arriti ta kënaqte me një kampion tjetër. Kasemiro madje është një fitues serial me Realin e Madridit, që do ta ndihmojë Mançester Junajtidin me mentalitetin e tij triumfator, ndërsa kostoja e operacionit nuk ka qenë aspak e vogël. Sipas mediave britanike, kartoni i brazilianit arriti në 70 milionë paundë stërlina, që do të thotë mbi 82 milionë euro.

Sfidanti.al