Trajneri Erik Ten Hag nuk e kishte humbur aspak besimin në skuadrën e tij, pavarësisht “drurit” në “Anfild”. Mançester Junajtidi vërtet u shkatërrua 0-7 nga Liverpuli në Premier Ligë, por tregoi karakterin me reagimin në Ligën e Europës. Fitorja 4-1 ndaj Betisit ishte konfirmimi i mentalitetit fitues të “djajve të kuq”, pak a shumë siç ndodhi me Liverpulin kur u mund 2-7 në fushën e Aston Vilës disa kohë më parë në Premier Ligë. Kapiteni Bruno Fernandes, “fajtori” i “Anfildit”, shkëlqeu këtë herë dhe shënoi gol. Markus Rashford realizoi të parin, Antoni riktheu avantazhin pasi Perez barazoi për spanjollët, pastaj Bruno Fernandes dhe Vut Veghorst.
Sfidanti.al