Bruk Lopez “bën” Adetokumbon dhe Miluoki vazhdon fitoret

Skuadra e Baksave mbetet në krye të Konferencës Lindore në NBA edhe pse ylli kryesor nuk luajti për të dytën ndeshje radhazi. Janis Adetokumbo ishte me dëmtim dhe i sëmurë, ndërsa në vend të tij shkëlqyen të tjerë në fitoren 118-113 ndaj Bruklinit. Bruk Lopez pati 24 pikë, 10 topa në tabela, dhe 9 bllokime gjuajtjesh. Këto 9 bllokime ishin rekordi i tij i karrierës dhe rekordi i sezonit në NBA. Bobi Portis shtoi 28 pikë për Miluokin që ka fituar 19 nga 20 ndeshjet e fundit.

Sfidanti.al