Është kthyer në një “Engjëll” të vërtetë, siç ia thotë edhe emri. Angel Di Maria më në fund po e tregon edhe me fanelën e Juventusit, formën e shkëlqyer që pati me Argjentinën në Kupën e Botës. Superylli i sulmit shënoi edhe golin e vetëm në fitoren 1-0 në Ligën e Europës për “Zonjën e Vjetër” ndaj Frajburgut. Një ndeshje e vështirë, ku gjermanëve iu anulua një gol, ndërsa fitorja minimale nuk është se i jep shumë garanci Juventusit. Megjithatë, me një Di Maria të tillë dhe me përvojën, “zebrat” mund t’ia dalin siç ia doli Milani në Champions. Trajneri Maks Alegri deklaroi se “ndeshja ishte e mirë, por bëmë shumë gabime në pasime, mund të luajmë më mirë”.
Sfidanti.al