Federiko Kieza i “ngrin gjakun” Juves, çfarë dëmtimi ka në gju?!

Ishte minuta e 67-të dhe ishte momenti kur Dushan Vlahoviç po dilte nga fusha sërish pa shënuar, edhe pse i përqafuar nga trajneri Alegri. Sidoqoftë, tekniku i Juventusit pak më vonë pati diçka tjetër për t’u shqetësuar më shumë përveçse 5 ndeshjet e sulmuesit serb pa shënuar gol. Federiko Kieza, që zëvendësoi Vlahoviçin, pësoi një dëmtim në gju, mbeti në tokë për pak kohë, e pastaj hyri në fushë, por e mbylli ndeshjen duke ecur dhe jo duke vrapuar. “Shpresojmë të mos jetë ndonjë gjë e rëndë”, – tha Kieza pas ndeshjes së Ligës së Europës ndaj Frajburgut.

Sfidanti.al