Kumbulla, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj e Balliu, kombëtarja më në fund mund të “qeshë”!

Le të themi se mbrojtjen tani e kemi më shumë në formë. Vërtet, ekipi kuqezi ka probleme të mëdha me portën, ka mungesa në mesfushë, por edhe në sulm, veçse në repartin e prapavijës gjërat janë më mirë. Me çfarëdo skeme që të luajë trajneri Silvinjo, kombëtarja i ka lojtarët e mbrojtjes në formë. Berat Gjimshiti ka që nga fundi i janarit që është kthyer në shtyllë në mbrojtje për Atalantën në Serinë A. Ardian Ismajli ka qenë i tillë gjatë gjithë kohës për Empolin në Serinë A. Tashmë, Marash Kumbulla shënoi për Romën në Europë dhe luajti 45 minuta. Duke mbetur në Itali, kemi Elseid Hysajn si njërin nga më të mirët e Lacios, ndërsa në La Ligën e Spanjës kemi Ivan Balliun e Rajo Vajekanos.

Sfidanti.al