Championsi mund ta ndihmojë Milanin për Leaon!

Do të fitohen të paktën 20 milionë euro dhe nëse vazhdohet më tej, do të vijnë më shumë të ardhura. Flasim për Milanin që u kualifikua në çerekfinale të Championsit dhe tani do të nisë përsëri bisedimet me Rafael Leaon. Portugezi kërkon 7.5 milionë euro në sezon plus 2 milionë euro shpërblime dhe në një kontratë 5-vjeçare. Tek Milani nuk kanë qenë të gatshëm për t’ia dhënë, por mund të ketë një marrëveshje. Sidoqoftë, lojtari më i paguar tek Milani është Teo Hernandez me 4.5 milionë euro në sezon, pra Leao nuk mund të shkojë shumë më tepër se kaq. Ndoshta, deri në 6 milionë euro në sezon.

Sfidanti.al