E tha edhe Egbo, Kristiano nuk do ta ketë të lehtë në Arabi Saudite!

Ish-trajneri i Tiranës, që punoi 1 vit në ligën e këtij vendi të madh arab, deklaroi se superylli portugez nuk do ta kishte shëtitje karrierën e tij në Riad, dhe këto dy ndeshje po e tregojnë. Kristiano Ronaldo për të dytën sfidë me radhë nuk shënoi dot në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite, ndërsa më keq, skuadra e tij Al Nasr u mund 0-1 nga Al Itihadi, rivali kryesor për titull. Tashmë, Al Itihadi doli në vend të parë. Kjo ishte humbja e parë e Ronaldos që kur u bashkua me Al Nasrin.

Sfidanti.al