Ishte në stol ndaj Juventusit sepse apeli i bërë nga Roma e shty vendimin përfundimtar. Gjithsesi, Zhoze Murinjo nuk pati asnjë lehtësim në dënimin e parë të dhënë nga Komisioni i Disiplinës në Ligën italiane të futbollit. Trajneri portugez do të duhet të shlyejë dy ndeshje pezullim, së pari këtë të diel në “Olimpiko” ndaj Sasuolos, dhe pastaj në derbin e 19 marsit ndaj Lacios, gjithashtu në “Olimpiko”.
Sfidanti.al