Mançester Junajtid merr vendim: Duam Halandin, jo Harri Kejnin!

Besohet nuk është se e kanë përbuzur kapitenin e Anglisë, por ndoshta mendojnë se norvegjezi ka më shumë të ardhme dhe se shpenzimet për kartonin e tij do të jenë më të pakta. Mançester Junajtid, sipas mediave britanike, i ka dhënë përparësi transferimit të Erling Halandit ndaj atij të Harri Kejnit, me ofensivën që duhet të kulmojë këtë verë. Halandi 20-vjeçar, autor i 37 golave në 35 ndeshje këtë sezon, shihet si njeriu ideal për të zëvendësuar Romelu Lukakun, duke i ngjarë belgut edhe në aspektin fizik.

Kejni pëlqehet nga trajneri i Junajtidit, Solskjer, pasi është një sulmues i klasit të lartë, por “Deili Meil” shkruan se “interesimi është pritur me shumë pak inkurajim”. Kjo do të thotë se Totenhemi do të kërkojë 200 milionë euro apo më shumë për kartonin e 27-vjeçarit, po ashtu rroga e tij do të ishte tepër e lartë, ndërsa për Halandin mund të mjaftojnë 100 milionë euro. Gjithsesi, norvegjezi i Dortmundit pëlqehet nga shumë klube të tjerë, ndaj nuk do të jetë e lehtë për Mançester Junajtidin që t’ia dalë.

Sfidanti.al