Man. Junajtidi, Juventusi apo sërish Murinjo me Romën e tij?!

Si do të përfundojë kjo Ligë e Europës? Cila skuadër do të arrijë të fitojë, ndërsa në lojë janë skuadra vërtet të forta. Kush nuk e njeh Mançester Junajtidin (edhe pse u mund 0-7 nga Liverpuli), po ashtu Juventusin, veçse të mos harrojmë Zhoze Murinjon dhe Romën e tij, që vjet fituan Ligën e Konferencës në “Arenën Air Albania” të Tiranës. Shorti i bëri nder portugezit pasi e vendosi në rrugën çerekfinale dhe gjysmëfinale duke pasur përballë Fejënordin dhe Leverkusenin ose Union Sent Giluanë. Së pari duhet të luajë finalen e vjetshme të Tiranës.

Nga ana tjetër e shortit janë Mançester Junajtidi dhe Juventusi, edhe pse dy gjigandët nuk janë vënë përballë që në çerekfinale. “Djajtë e kuq” kanë përballë Seviljen, ndërsa “Zonja e Vjetër” do të ketë punë me Sportingun e Lisbonës, ekipin që eliminoi Arsenalin. Junajtidi i trajnerit Ten Hag jepet favorit për fitoren finale, dhe më pas Juventusi e Roma.

Shorti çerekfinal

Mançester Junajtid-Sevilja, Juventus-Sporting Lisbonë, Leverkusen-Union Sent Gilua, Fejënord-Roma.

Shorti gjysmëfinal

Man. Junajtid/Sevilja-Juventus/Sporting, Leverkusen/Sent Gilua-Fejënord-Roma.

Sfidanti.al