Si mundet që Hamiltoni u nda nga trajnerja e tij pas 7 vitesh?!

Duket se diçka po ndodh me ish-kampionin e botës, i cili nuk është i kënaqur, apo ndoshta dikush nuk është i kënaqur prej tij. Ljuis Hamilton është ndarë me trajneren e tij besnike, Angela Kulen. Ata kishin 7 vjet që punonin bashkë, madje kishin kaluar bashkë edhe izolimin e Kovidit. Të dy njoftuan ndarjen që ndodhi në prag të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite. Hamiltoni, 38-vjeçar, mund të kërkojë një trajner tjetër, ndërsa me neozelandezen arriti shumë suksese.

Sfidanti.al