Man. Junajtid shpëton me barazim në Rusi, në Ligën e Europës!

Një gol i Henrik Mkitarianit ishte i mjaftueshëm që Mançester Junajtid të merrte një rezultat pozitiv, një barazim, në fushën e Rostovit në Ligën e Europës. Skuadra angleze kaloi e para në epërsi, u mjaftua të kontrollonte lojën duke mos krijuar rreziqe të tjera për portën vendase, por nuk mundi ta ndalonte skuadrën ruse t’i jepte shpresë veten me një gol barazimi. Mkitarian shënoi në minutën e 75-të, ndërsa Aleksandr Buharov vendosi ekuilibrin 8 minuta pas pushimit. Aksioni i Rostovit ishte shumë i bukur me pasimin e Kalaçevit, driblimin dhe kontrollin e Buharovit, përfunduar me gjuajtjen e këtij të fundit. Pas rezultatit 1-1, Rostovi krijoi raste të tjerë me anë të Jerohinit, Dmitri Polozit apo Kalaçevit, por nuk mundi të shënonte gol tjetër.

Në përballjet e tjera pati fitues. Anderlehti arriti një sukses të rëndësishëm jashtë fushe, në Qipro ndaj APOEL-it, duke u larguar me golin e shënuar nga Nikolae Stançu. Rumuni goditi në minutën e 29-të dhe belgët janë shumë pranë kalimit për në çerekfinale. Sukses shtëpiak për FC Kopenhagenin. Danezët mundën një emër të madh si Ajaksi, por që është larg ditëve të lavdishme të viteve 70-90-të. Rasmus Falk shënoi që në minutën e parë, Kasper Dolberg barazoi në 32’, por Andreas Kornelius siguroi fitoren pasi kishte kaluar një orë lojë.

Sfidanti.al

rostov junajtid 1-1