Në studion e kanalit sportiv televiziv anglez, BT Sport, komentatorët specialistë, përndryshe, ish-futbollistët e shquar anglezë Geri Lineker, Rio Ferdinand, Stiven Xherard dhe Majkëll Ouen, mund të thuhet pa asnjë dilemë, se luajtën mendsh nga gëzimi, kur Serhi Roberto shënoi golin e gjashtë të Barcelonës në min. e 95-të të ndeshjes, duke bërë historinë në fushën e futbollit. Në fakt, katalonjësit shkruan një faqe të re në historinë ë futbollit, duke bërë atë që nuk e kishte bërë, më parë, asnjë ekip tjetër, duke përmbysur rezultatin negativ 0-4 të ndeshjes së parë dhe duke arritur fitoren historike, 6-1, ndaj Paris Sen Zhermenit.
Vështirë se mund të qendroje indiferent ose gjakftohtë pas heroizmit të Barçes dhe këtë e tregon edhe situata që u krijua në studion e lartpërmendur, ku katër komentatorët e mësipërm, secili sipas mënyrës se vet, festuan me gëzim të madh golin e gjashtë të Robertos, ndërkohë që Xherardi festoi ashtu sikurse bënte në fushë, kur shënonte gol, kurse Oueni i vinte rrotull me vrap tavolinës së studios!
sfidanti.al