Nuk dihet se përse dëshiron të bëjë këtë zgjedhje, e ndoshta mund të jetë për shkak të cilësisë më të përballueshme të kampionatit dhe fuqisë më të madhe financiare të klubit. Kristiano Ronaldo mendohet të shkojë tek Paris SG në Francë, ndërsa vjen momenti për të vendosur për të ardhmen e tij, edhe pse për të ka një ofertë nga Mançester Junajtid. Mediat britanike njoftojnë se klubi i Premier Ligës i jep 17 milionë paundë stërlina rrogë në vit, që do të thotë rreth 20 milionë euro, një shifër e rëndësishme ndonëse jo aq sa ajo e Juventusit (31). Me gjasë, Junajtidi mund të transferonte Pol Pogbanë tek Juventusi duke hequr barrën e rrogës së mesfushorit të Francës që nuk cilësohet si i domosdoshëm për trajnerin Ole Gunar Solskjer. Ronaldo ka luajtur më parë në “Old Traford”, por besohet se dëshiron të provojë Ligën e Parë të Francës, ku nuk ka luajtur ende për t’u bërë një nga rekordmenët e pesë ligave kryesore të Europës.
Sfidanti.al