Lebroni kryeson 3-1 ndaj Majemit, vetëm Lebroni e ka përmbysur një diferencë të tillë!

Një ndeshje spektakolare dhe tepër e fortë ishte finalja e katërt e NBA-së mes Lejkërsave dhe Majemit, fituar 102-96 prej kalifornianëve. Skuadra e udhëhequr nga Lebron Xhejms udhëheq 3-1 me fitore ndaj floridasve, një avantazh që ka ndodhur 36 herë më parë në basketbollin amerikan. Plot 35 herë, pra thuajse gjithnjë, ka fituar titullin ekipi që ka kryesuar 3-1, dhe vetëm një herë është thyer ky rregull. i vetmi që ia ka dalë ka qenë pikërisht Lebron Xhejmsi, kur ishte me Klivlendin, në finalet e vitit 2016 ndaj Golden Stejtit.

Këtë herë Lebroni është në krahun e atyre që po fitojnë, ndërsa ishte më i miri në fushë në ndeshjen e katërt, duke shënuar 28 pikë, kapur 12 topa në tabela e dhuruar 8 asistë. Në krah tij, Entoni Dejvis me 22 pikë, 9 topa në tabela e 4 asistë, ndërsa Kalduell-Poup u dallua në momentet kyçe me 15 pikë e 5 asistë. Tek Majemi Xhimi Batler ishte sërish lideri me 22 pikë, 10 topa në tabela e 9 asistë si dhe 3 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje. Bam Adebajo u kthye për Majemin, por jo ende Goran Dragiç. Lebroni dhe Lejkërsat kanë bilancin 56 fitore, 0 humbje këtë sezon, kur janë në avantazh në fillim të periodës së katërt. Xhejmsi po i ngjan Majkëll Xhordanit i cili nuk humbiste kurrë në periodën e katërt.

Sfidanti.al