Ku kuptohet kriza në La Liga? Reali, zero blerje pas 40 vjetësh!

Kohët e fundit nuk ka qenë ai shpenzuesi i jashtëzakonshëm që jemi mësuar ta shikojmë. Tek Reali nuk kanë ardhur më Karim Benzema, Kristiano Ronaldo, Garet Bejl, Luka Modriç apo Hames Rodrigez, por edhe verën e kaluar “ia bëri bam”. Këtë herë aspak, dhe ndodhi ajo që nuk ngjante në 40 vjet, që Madridi nuk bëri asnjë përforcim. Nuk ishte parë që nga viti 1981, në kohën e Kamaços, Santilianës, Huanitos, Galjegos, Shtilikes apo Del Boskes.

Natyrisht, edhe klubet e tjerë spanjollë nuk shkëlqyen, dhe Barcelona nuk arriti thuajse asgjë nga ato që desh. Nuk erdhën Depai, Garsia, Lautaro Martinez, Vajnaldum, e të mos flasim për Nejmarin. Ikën Suarez, Artur, Rafinja e u mor vetëm një Pjaniç pa llogaritur të rinj si Trinkao. Barça pati humbje 97 milionë euro nga koronavirusi, veçse në total klubet spanjolle ishin dobët. Ata shpenzuan 410 milionë euro këtë verë, në krahasim me 1.3 miliardë verën e kaluar.

Sfidanti.al