Golat i shënoi ylli i ri i Hungarisë, Dominik Soboslai, ndërsa pikët i mori ekipi i Red Bullit që është tani ngjitur me Bajernin, edhe pse me një ndeshje më shumë. Bundesliga këtë vit po duket shumë më interesante se vitet e kaluara, ndonëse bavarezëve kjo nuk duhet t’u pëlqejë shumë. Lajpcigu është tani vetëm 1 pikë prapa ekipit të trajnerit Nagelsman, dhe trajneri Marko Roze po punon shumë mirë. Lajpcigu ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit, ndërsa ka humbur vetëm një ndeshje që kur ai e mori ekipin në shtator të vitit të kaluar.
Sfidanti.al