Gjithçka nisi që nga sezoni i kaluar kur shpërtheu skandali i borxheve të tmerrshme të katalanasve. Barcelona nuk kishte ditë që të mos merrte “çoka” në kokë nga drejtuesit e La Ligës spanjolle, dhe presidenti i saj, Havier Tebas, nuk ka ndërmend që t’ia bëjë jetën më të lehtë numrit 1 “blaugrana”, Zhoan Laporta, apo trajnerit Ksavi Hernandez. Nga La Liga bëhet e ditur se Barça mund të ëndërrojë sa të dojë, por në kushtet e tanishme nuk mundet ta marrë Robert Levandovskin, madje as për më pak se 50 milionë euro. Sulmuesi polak 33-vjeçar dëshiron të largohet nga Bajerni, dhe të shkojë në Katalonjë, veçse në “Kamp Nou” nuk i kanë mundësitë për të paguar. Borxhet janë të mëdha, dhe La Liga e ka vënë “kufirin tek thana”. Duhet të transferohen lojtarë, veçse Frenki De Jong nuk ka dëshirë të largohet.
Sfidanti.al