Italia do të nisë një epokë të re pas finales ndaj Argjentinës

E thotë trajneri Roberto Mançini, dhe besohet se bën mirë që e ka vendosur kështu. “Kjo ndeshje nderon kampionët e Europës dhe kapitenin Kielini, – thotë tekniku i Italisë, – natyrisht, kjo nuk do të thotë se nuk do të luajmë për të fituar. Gjithsesi, kjo ndeshje mbyll një epokë dhe do të nisëm punën me lojtarët e rinj”. Kjo do të thotë se të tillë si Kielini, por edhe Bonuçi nuk kanë të ardhme me të kaltrit. Do të kalohet tek talentet e reja, ndonëse Mançini nuk sqaroi më shumë në intervistën për “La Gazeta delo Sportin”. Në “Uembli” të Londrës do të luhet finalja e kontinenteve, pasi do të ndeshen Italia kampione e Europës me Argjentinën kampione të Amerikës Latine.

Sfidanti.al