Legjenda Mateus kritikon Bajernin për Levandovskin

Ish-kapiteni e ka zemëruar shumë shpesh klubin ku dha kontribut të madh për shumë vite. Lotar Mateus nuk është pjesë e Bajernit, madje nuk ka qenë kurrë i pëlqyer nga Uli Hënesi, siç nuk është tani i pëlqyer nga Hasan Salihamixhiç, por atij nuk mund t’ia mbyllin gojën. Kritika e radhës e Mateusit lidhet me Robert Levandovskin. “Nëse do të kisha qenë në vend të Bajernit, do të kishte biseduar shumë më shpejt me Levandovskin, – tha ai, – kur një lojtar shënon 40 gola në sezon dhe jep atë kontribut si Roberti, është ofenduese që klubi nuk e vlerëson. Vlerësimi nuk ka lidhje vetëm me paratë”. Për kampionin e botës të vitit 1990 me Gjermaninë, bavarezët kishin gjithë të drejtën të interesoheshin për Halandin, por pa ofenduar Levandovskin.

Sfidanti.al