U bënë 10 tituj për këtë moshë dhe zikaltërit duket se po krijojnë një dominim këto kohë. Interi doli kampion i Italisë për ekipet Shpresa duke mundur 2-1 Romën në finale, dhe duke pasur nevojë për përmbysje. Nikola Iliev shënoi golin e fitores, ndërsa romanët kishin kaluar në epërsi me anë të Vikarios, dhe Kazadei kishte barazuar për ekipin e trajnerit Kristian Kivu, ish-yll i Interit të Madh të Murinjos që fitoi 3 trofe në 2010 (Champions, Serinë A dhe Kupën e Italisë). Zikaltërit e kanë fituar Serinë A për këtë moshë edhe në vitet 2017 e 2018, por edhe në 2016 kur gol në finale shënoi Rej Manaj.
Sfidanti.al