Ksavi mbërrin në Barcelonë, por thotë se “jam me pushime”!

Do të jetë apo jo legjenda në stolin e katalanasve sezonin e ardhshëm? Mundësia është e madhe, edhe pse Ksavi Hernandez e ka rinovuar me dy vjet kontratën me Al Sadin në Arabinë Saudite, ndërsa ish-mesfushori mbërriti në kryeqendrën e Katalonjës, që nga Lindja e Mesme. Mos ka ndonjë të re në lidhje me postin e trajnerit tek Barça? “Nuk di asgjë, – ishin fjalët e tij për gazetarët kuriozë, – në Barcelonë kam ardhur për pushime”.

Gjithsesi, Ksavi është cilësuar gjithnjë si kandidati kryesor i presidentit Zhoan Laporta për të marrë drejtimin e ekipit, ndërsa trajneri Ronald Kuman kuptohet se i ka ditët të numëruara. Humbjet e fundit e lanë Barcelonën jashtë garës për titull, që është mes Atletikos dhe Realit. Kuman, po ashtu, shihet gjerësisht si njeriu i ish-presidentit Bartomeu, i larguar me turp pas skandaleve të shumta, dështimeve sportive dhe konflikteve me yjet e skuadrës sidomos me Mesin. Me gjasë, klubi katalanas do të duhet të paguajë për kartonin e Ksavit, që Al Sadi ta lejojë që të largohet.

Sfidanti.al