Ksavi është i mrekulluar me Barcelonën, por i ka disa vërejtje

Trajneri i ardhur nga Lindja e Mesme, njëkohësisht legjendë e përjetshme në Katalonjë, bëri një analizë shumë objektive pas fitores 4-1 në “Mestaja” ndaj Valencias. Ksavi Hernandez vlerësoi Barcelonën si një ekip të mbushur me talent, me lojtarë që nuk i ka bota si Pedri e Gavi, foli me fjalë sipërore për Obamejangun, Arauhon apo Erik Garsinë, shprehu besimin se mund të shkohet të fitohet në Napoli në Ligën e Europës, por pati edhe disa vërejtje. “Jemi në zonën Champions, por jemi në alarm, – tha ai, – kemi probleme me lëndimet, jemi të tensionuar sepse ende nuk kemi siguruar asgjë, ndërsa shpesh nuk dimë të mbrojmë mirë me top apo pa top, duhet të jemi më të qendrueshëm, më të besueshëm”. Në Valencia, loja nuk ishte edhe aq e shkëlqyer sa në shumë momente ndaj Napolit, por ishte më efikase.

Barcelona: Ter Shtegen, Dest, Arauho, Erik Garsia (Oskar Mingeza 46’), Zhordi Alba, Gavi (Adama Traore 81’), Buskets, Frenki De Jong (Pedri 60’), Dembele (Niko71’), Obamejang (Luk De Jong 82’), Torres.

Sfidanti.al