E thotë ndryshe, me më shumë ndjenjë dhe më pak “tonalitet” politik apo elektoral sesa presidenti Zhoan Laporta. Ksavi Hernandez ka qenë shok skuadre me Lionel Mesin dhe kanë shkruar faqet më të lavdishme në historinë e Barcelonës, nën drejtimin e trajnerëve si Pep Guardiola apo Luis Enrike, ndaj edhe e do me zemër argjentinasin. i pyetur pikërisht për “Pleshtin” që tani është tek Paris SG, Ksavi foli me sinqeritet. “Do të kisha dashur që Mesi të mos ishte larguar kurrë nga Barcelona, – tha ai, – unë mendoj se ai e meriton të jetë sërish në skenë këtu. Dëshiroj që të ndodhë kështu. Nëse më bëhet pyetja nëse dëshiroj që të kthehet apo jo, përgjigja është një “Po” e fuqishme”.
Sfidanti.al