Klopi për Nunjezin: Është specie e veçantë, është qesharake ta gjykojnë kaq shpejt!

Kritikat i pati dhe madje të shumta, aq sa dikush shkruajti në rrjetet sociale se Liverpuli kishte bërë një gabim të kushtueshëm duke paguar gati 100 milionë euro për një sulmues të tillë. Gjithsesi, Daruin Nunjez e tregoi veten ndaj Mançester Sitit duke arritur të shënojë e të fitojë penallti, ndërsa të kuqtë fituan Superkupën e Anglisë. Trajneri i tij, Jurgen Klop, ishte shend e verë me atë që i panë sytë. “Sulmuesit janë specie të veçanta, – tha ai, – ata duan të shënojnë gol dhe kjo i ndihmon. Mendoj se vetë fytyra e Daruinit pasi realizoi, e tregonte qartë sesa i lumtur ishte. Edhe nëse nuk do të kishte shënuar, do të kishte qenë shumë mirë sepse ai fitoi penallti, por goli ishte qershia mbi tortë. Është qesharake kur futbollistët gjykohen kaq shpejt në këtë botë, por ky është realiteti”.

Sfidanti.al