Trajneri Masimiliano Alegri e tha qartë pas ndeshjes se ishte i shqetësuar për argjentinasin, që nuk po arrin lehtë të ngrejë kokë nga dëmtimet. Edhe më shumë i shqetësur duhet të ketë qenë nga paraqitja e skuadrës së tij në pjesën e dytë në Venecia, që hodhi poshtë pjesën e parë mjaft të mirë, fituar me golin e Moratës, dhe hodhi një hap të gabuar në garën për Champions me Atalantën.
Barazimi 1-1 tregoi se Juventusi nuk është i shëruar nga “sëmundja me të voglat”, ndërsa këtë sezon të Serisë A ka lënë pikë me shumë prej tyre (e kujtoni Empolin në Torino?). “Zonja e Vjetër” është 6 pikë prapa zonës Champions, ndonëse ka luajtur një ndeshje më shumë. Edhe më problem është fakti se Venecia shënoi që në 55’ me anë të Aramusë, por ish-kampionët nuk mundën të reagonin edhe pse patën thuajse gjithë pjesën e dytë në dispozicion. Juventusi kishte 3 fitore radhazi, si dhe suksesin e vendit të parë në grup në Champions, por ndeshja në Venecia ishte si një “dush i ftohtë”.
Sfidanti.al