Milani është i lodhur, mirë që po e shpëton Ibra nga humbjet!

Championsi ishte një zhgënjim dha Paolo Maldini. Legjenda kuqezi, që fitoi nja 4 a 5 trofe të tillë, shpresoi për më shumë, por drejtuesi i sotëm duhet të shqetësohet më shumë që Milani po rrëshqet edhe në Serinë A. Barazimi 1-1 në Friuli bëri që të rrezikohej titulli “kampion i dimrit”, ndërsa Udineze tregoi se ky lloj Milani është një skuadër krejtësisht normale. U desh një gol i vonshëm i Zllatan Ibrahimoviçit për ta shpëtuar nga humbja, pikërisht në 92’, ndërsa mediat italiane shkruan se Milani është i lodhur.

Trajneri Stefano Pioli u detyrua të linte në stol dy shtylla të mesfushës si Tonalin e Kesin, por as kjo nuk ndihmoi dhe Bakajoko e Benaser “nuk ndezën”. Mirë që përballë Liverpulit, kuqezinjtë u dukën të ngadaltë, por përse të ishin kështu ndaj Udinezes? Në fund u fol për dy pikë të fituara, por Pioli nuk ishte dakord. “Ne jemi Milani dhe duhet të luajmë gjithmonë për të fituar”, – tha trajneri.

Sfidanti.al