Kritika e Hënesit: Nagelsmani nuk duhej të kishte shkuar për ski!

Ish-presidenti, që është ende anëtar i bordit, pati disa fjalë për ish-trajnerin i cili u shkarkua pas humbjes me Leverkusenin në Bundesligë. Uli Hënes deklaroi se Julian Nagelsmani nuk duhej të kishte shkuar për ski pas asaj humbjeje. “Nëse ai do të kishte qendruar në Mynih, – deklaroi legjenda e Bajernit, – ata (drejtuesit) do të ishin takuar me të, do të kishin biseduar me të të hënën apo të martën, dhe nuk dihet se çfarë mund të kishte ndodhur”. Mediat bavareze bëjnë shaka duke thënë se “tifozët e Bajernit e dinë se mund të ndodhin gjëra të këqija kur shkon për ski” (siç i ndodhi Manuel Nojerit).

Sfidanti.al