Euroliga, përcaktohen çiftet e çerekfinaleve

Pa ekipe ruse edhe këtë vit, që do të thotë pa CSKA-në e Moskës, që është kandidat i madh për titull në çdo kohë. Championsi i basketbollit të meshkujve mbylli fazën e grupeve dhe përcaktoi çiftet në çerekfinale. Olimpiakosi i Pireut u kthye pas shumë e shumë viteve si ekipi më i mirë i fazës së rregullt dhe do të ndeshet me Fenerbahçen që këtë herë mezi u kualifikua. Kampioni në fuqi i Euroligës, Anadolu Efes po i Turqisë, u eliminua. Barcelona doli e dyta dhe do të ndeshet me Zhalgirisin, ndërsa Reali është i treti dhe do të ketë përballë Partizanin e Beogradit.

Çiftet çerekfinale: Olimpiakos-Fenerbahçe, Barcelona-Zhalgiris, Real Madrid-Partizan i Beogradit, Monako-Makabi Tel Aviv.

Sfidanti.al