Në total, nuk po shënon siç bënte me Guardiolën dhe Luis Enriken, dhe siç ndodhte kur ishte Mesi në ekip. Barcelona sot është kthyer në një “bunker” që nuk pëson gola, por që realizon më pak edhe pse trajneri është i traditës së “tiki takës”. Nga ana tjetër, golat nuk vijnë shpesh nga goditjet standarde si goditje dënimi apo nga këndi, apo nga jashtë zone. Ksavi duhet të punojë shumë për këtë pasi janë vetëm 9 për qind nga goditje standarde, dhe 3.8 për qind nga jashtë zone.
Sfidanti.al