Trajneri i Lacios ishte shprehur pas fitores në Specia se do të donte të kishte më shumë lojtarë në dispozicion për të arritur të gjithë objektivat. “Do të doja 11 lojtarë për Serinë A, 11 për Europën dhe 11 për Kupën e Italisë, – u shpreh Mauricio Sarri, – ashtu siç ka Pro Reko në vaterpol”. Gjithsesi, skuadra e madhe italiane, dominuese e Europës në pishinë për shumë vjet, iu përgjigj me ironi dhe me shpejtësi teknikut lacial. “I dashur Mauricio, ne kemi gjithsej 16 sportistë, më pak sesa ata që stërvit ti, – ishte mesazhi në rrjetet sociale, – dhe ne nuk eliminohemi nga Europa që në mars, siç ju ndodhi juve”.
Sfidanti.al