Çfarë Çelsi do të gjejë Armando Broja kur të kthehet nga dëmtimi?!

Me të vërtetë që punët kanë marrë shumë për keq. Kjo skuadër, që ka shpenzuar 600 milionë paundë në pak muaj për t’u përforcuar, po zbret gjithnjë e më poshtë dhe Çelsi as nuk bëhet fjalë që të kualifikohet për në Europë. Humbja 1-2 në “Stemford Brixh” ndaj Brajtonit ishte e merituar, dhe ishte e treta radhazi për trajnerin Frenk Lampard, në të tre ndeshjet që kur zëvendësoi Graham Poterin. Pyetja është se çfarë ekipi do të gjejë Armando Broja kur të kthehet nga dëmtimi në fazën përgatitore?

Sfidanti.al