Kristiano, një motiv më shumë për të fituar për Juventusin

“La Gazeta delo Sport” e thotë bukur, “dëshira për të shënuar e Ronaldos është ngjitëse, dhe gjithë Juventusi e ndoqi pas për të arritur fitoren në fushën e Frozinones. Jo vetëm kaq, por “La Gazeta” kujton me përpikmëri shakanë që Frozinone bëri kur u shpall kalimi i CR7-ës tek Juvja. “U përpoqëm ta merrnim Ronaldon, por Juventusi ia doli më përpara”, – ishte komenti me humor i klubit lacial.

Duke lënë mënjanë humorin, nëse Kristiano do të kishte qenë i Frozinones, kjo do ta kishte mundur Juventusin, pasi diferencën e bëri portugezi. Natyrisht, i ndihmuar nga Bernardeski që hyri në pjesën e dytë dhe nga Kanselo, gjithashtu zëvendësues. Numri 7 juventin shënoi pasi i përfundoi në këmbë një top i gjuajtur nga Pjaniç, pastaj ndihmoi kundërsulmin për 2-0 në minutën e pestë shtesë, në aksionin vazhduar nga Dibala e përfunduar nga Bernardeski.

Ronaldo ka tani 3 gola në 5 ndeshje në Serinë A, ndërsa kampionët kanë 15 pikë të plota, edhe pse nuk kanë bindur plotësisht me lojë, sa herë kanë dalë në fushë.

Sfidanti.al