Dmitri Paje u bë gati të gjuante goditjen dënimit, moment që solli barazimin në ndeshjen Liverpul-Uest Hem në “Anfild”. Tifozët duket nuk ia varën shumë lojtarit të shkëlqyer francez, pasi u tërhoqi më shumë vëmendjen ai që zakonisht nuk përfillet fare nëpër takime. Gjyqtari! Arbitër ishte Mark Klatenburg, një njeri që nuk ka pasur turp të vihej në qendër të vëmendjes më parë, dhe që ia doli të ishte sërish protagonist. Poza që ai mori në pritje të ekzekutimit të goditjes së dënimit nga Paje, ishte e tillë që bëri të shpërthenin komentet në rrjetet sociale. Krejt normalisht, Klatenburg u krahasua me Kristiano Ronaldon, që merr një pozë të tillë sa herë është gati për të gjuajtur një goditje dënimi. Klatenburg duket se ishte bërë gati për goditjen e dënimit më të bukur në botë.