Nisa dorëzohet për Balotelin: Do të jetë e vështirë ta mbajmë!

Nisa është një skuadër shumë e mirë, por jo një klub i madh. E ka të qartë edhe presidenti Zhan-Pjer Rivere, i cili thotë se do të jetë shumë e vështirë të mbahet sulmuesi italian edhe për sezonin e ardhshëm. “Ekziston një mundësi shumë, shumë e vogël që Mario të qendrojë tek ne, – tha ai, në një intervistë për median “Telefut”, – për Balotelin parashikohet një rikthim në Premier Ligë. Ne do të bëjmë tonën, por nëse do të kemi oferta të rëndësishme, nuk mund të refuzojmë, pasi do të ishte një biznes shumë i madh, si ai me Ben Arfanë”. Jo vetëm kaq, por presidenti shtoi se Nisa po gjen edhe zëvendësuesin e mundshëm të SuperMarios për sezonin e ardhshëm.