I njëjti gabim iu bëri dhuratën, dhe më pas i ndëshkoi. Ishte italiani Zhorzhinjo protagonisti me “dy fytyra” në “Stemford Brixh”, pasi gabimi i tij solli golin për Mançester Junajtidin, dhe gjakftohtësia nga pika e bardhë bëri që ndeshja të përfundonte 1-1. Ishte një arritje e madhe për “djajtë e kuq” që dolën me një pikë nga “foleja e ujkut” dhe i duhet dhënë haku që patën karakterin për të luftuar dëmb për dhëmb ndaj një rivali shumë më tepër në formë. Kjo ndeshje tregoi se asnjë skuadër në Premier Ligë nuk e ka të sigurt fitoren, as ajo që kryeson dhe që mund 4-0 Juventusin në Champions.
Tashmë, Çelsi ka vetëm një pikë më shumë sesa Mançester Siti dhe është dy pikë mbi Liverpulin. Junajtidit nuk është se i bën shumë punë barazimi për momentin, duke mbetur në vend të 8-të me 18 pikë, por mund ta shohë të ardhmen me më shumë besim. Këtë herë nuk ekzistoi frika për një katastrofë si 0-5 me Liverpulin, 2-4 ndaj Leisterit apo 0-2 në derbin ndaj Sitit. Trajneri kujdestar, Majkëll Karrik, bëri një veprim të fortë duke lënë në stol Kristiano Ronaldon, por kjo bëri që loja mbrojtëse e Junajtidit të ishte më e mirë.
Çelsi (3-4-2-1): Mendi, Çalobah, Tiago Silva, Rydiger, Xhejms, Loftu-Çik, Zhorzhinjo, Alonso (Maunt 78’), Zijeç, Hadson-Odoi (Pulishiç 78’), Verner (Lukaku 82’). Tr. Tuhel
Man. Junajtid (4-3-1-2): De Gea, Uan Bisaka, Lindelof, Beili, Tejes, Mektominai, Matiç, Fred, Bruno Fernandes (Van de Bek 89’), Sanço (Ronaldo 64’), Rashford (Lingard 77’). Tr. Karrik
Sfidanti.al