Halandi vendos rekordin, por tallet nga tifozja e Volfsburgut

Erling Halandi pati një të shtunë mjaft të mirë, duke hyrë sërish në fushën e lojës pas një lëndimi dhe duke vendosur një rekord në Bundesligë. Po ashtu, ai pati një moment të vështirë kur u tall nga një tifoze e Volfsburgut, veçse atë tallje e pati “hak”. Halandi u kthye nga dëmtimi dhe e vazhdoi aty ku e kishte lënë.  Sulmuesi norvegjez shënoi golin e 50-të në Bundesligë në 50 ndeshje për Dortmundin, duke qenë më i shpejti që arrin në 50, 12 ndeshje më pak sesa ish-rekordmeni Koniecka. Po ashtu, më i riu me 50 rrjeta, në moshën 21 vjeç, 4 muaj e 6 ditë. Pasi shënoi, Halandit i ndodhi një episod kurioz ndërsa festoi duke provokuar tifozët e Volfsburgut, por mori një përgjigje epike nga një tifoze femër në tribunë. Dortmundi la pas humbjen e rëndë në Champions duke fituar 3-1 e duke mbetur në vend të dytë, vetëm 1 pikë pas Bajernit.

Sfidanti.al